Nuk ndalen medaljet për Kosovën – Nora Gjakova triumfon në Paris

PUBLIKUAR

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën.

Gjakova e fitoi duelin ndaj kundërshtares së saj franceze Rania Drid në kategorinë e vlefshme deri në 63 kilogramë.

Nora Gjakova ka marrë edhe fitoren e dytë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Distria Krasniqi ia fiton Kosovës medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

Lexo po ashtuDistria Krasniqi ia fiton Kosovës medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

Në këtë duel ajo përballë e kishte kroaten Iva Oberan ndaj të cilës pati një dominim total, duke e mposhtur me ‘Ippon’.

Gjakova pësoi humbje ndaj xhudistes japoneze Megu Danno në ‘Golden Score’ në kategorinë deri në 63 kilogramë teksa tani do të vazhdojë në repesazh.

Gjakova në repesazh ia doli që të triumfojë ndaj xhudistes spanjolle, Cristina Cabana Perez.

Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Paris

Lexo po ashtuAkil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Paris

Nora fillimisht e rrëzoi kundërshtaren e saj duke bërë një hedhje fantastike, para se të sigurojë fitoren me ‘Ippon’.

Xhudistja jonë e fitoi medaljen e argjendtë, kur mposhti holandezen Joanne Van Lieshout, për t’i siguruar Kosovës medaljen e dytë të argjendtë nga Gran Slami që po mbahet në Paris.

Kujtojmë se Akil Gjakova ia siguroi Kosovës medaljen e argjendtë, ndërsa Distria Krasniqi të bronztën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...