Nuk ndalen barbaritë e ISIS-it: I prenë kokën klerikut 100-vjeç (Foto, +16)

PUBLIKUAR

Militantët e organizatës terroriste ISIS, ia kanë prerë kokën një kleriku 100-vjeç, pasi akuzohej se kishte praktikuar magjinë.

I burgosuri i quajtur Sufi Sheikh Sulaiman Abu Haraz, është tërhequr zvarrë deri tek vendi ku kishte për t’u kryer ekzekutimi i tij në Sinai të Egjiptit, transmeton Telegrafi.

Një video e publikuar në internet, shfaqet momenti kur një burrë i veshur me rroba të zeza dhe maskë në kokë, përdor një shpatë gjigante për t’ia prerë kokën klerikut në prezencë të një turme ekstremistësh.

Momenti i tmerrshëm i ekzekutimit është filmuar nga militantët e ISIS-it të cilët duket se kënaqen derisa shohin duke u vrarë njerëz të pafajshëm. /Telegrafi/

2

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...