Nuk mund t’i mbani këmbët të ngrohta në dimër? Përfitoni nga këto këshilla të thjeshta dhe përshpejtoni qarkullimin

PUBLIKUAR

 

Ju “shtangen” shputat? Gishtat po ju bien ngërç, sepse qarkullimi i gjakut gjithsesi është i keq

Problemi është se nuk ka mjaftueshëm muskuj që mund t’i mbajnë këmbët tuaja të ngrohta, andaj mund të ngrijnë shpejt, transmeton Telegrafi.

Për të lehtësuar këto telashe gjatë dimrit, hani ushqime që përshpejtojnë qarkullimin e gjakut, si vaji i peshkut ose xhenxhefili.

Ulni sasinë e kafeinës dhe rrisni dozën e agrumeve.

Magnezi është gjithmonë një zgjidhje e mirë, ndaj mund ta merrni nëpërmjet ushqimeve të freskëta, si bananet dhe drithërat, ose nëpërmjet suplementeve ushqimore.

Përveç kësaj, bëni masazh këmbëve me vaj rozmarine çdo natë para se të shkoni në shtrat dhe lajini ato në legen çdo natë të dytë.

Hidhni ujë të ngrohtë në një legen dhe në tjetrin ujë të ftohtë, më pas vendosni këmbët tuaja në mënyrë alternative në të parin dhe më pas në të dytin.

Është e rëndësishme të siguroheni që gjithmonë të filloni dhe përfundoni procedurën me ujë të ngrohtë.

Çdo pjesë e këtij trajtimi të thjeshtë në shtëpi duhet të zgjasë rreth tridhjetë sekonda. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...