“Nuk mund ta imagjinoj një Madrid pa Sergio Ramosin”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Mijatovic shpreson që Ramos të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Pas 14 sezoneve, Sergio Ramos po planifikon të lërë Real Madridin, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Lajmi është bërë i ditur nga “El Chiringuito de Jugones”. Nga burime të sigurta, gazetari dhe redaktori i “El Chiringuito”, Juanfe Sanz, ka deklaruar se “Ramos po e mendon seriozisht largimin” dhe se situata është tepër ë komplikuar.

Megjithatë, ish futbollisti i Real Madridit, Predrag Mijatović, që ka shënuar golin e fitores në finale të Champions League kundër Juventusit më 1998 – shpreson që kapiteni i Los Blancos të qëndrojë në Madrid.

Mijatovic thotë se nuk mund ta imagjinojë një Madrid pa Ramosin.

“Gjëja e vetme që mund të them është se s’mund ta imagjinoj Real Madridin pa Sergio Ramos, dhe përveç kësaj, është edhe lider për kualitetet që ka, është lider i kësaj gjenerate. Nuk e di se çfarë po ndodh. Shpresoj që do të qëndrojë dhe që do të bëjnë një ekip që do të luftojë për objektivat”, tha Mijatovic.

Ramos ka probleme me Florentino Perezin dhe shpërhtyen pas dështimit të seoznit.

Gjithçka nisi në mars të këtij viti, edhe pse Ramos ka kohë që e mendon largimin – këtë e kishte pranuar edhe në vitin 2015 pasi kishte pasur ofertë zyrtare nga Manchester United.

Pas humbjes në mars në Champions League nga Ajaxi, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, kishte pasur një zënkë në dhomat e ndërrimit me kapitenin Sergio Ramos.

Ai kishte qëndruar në dhomat e zhveshjes për të paktën 15 minuta, ku kishte akuzuar lojtarët për mungesë dedikimi, madje kishte shkuar aq larg sa kishte përdorur fjalën ‘e shpifur’ për të përshkruara performancën e tyre.

Por, Ramos mesa dukej nuk dukej se ishte i lumtur nga fjalët e presidentit, duke ju kthyer këtij të fundit.

Pretendohet se kapiteni spanjoll fajësoi Perez për sezonin e tyre katastrofal, duke e akuzuar atë për planifikim të dobët dhe mungesë vizioni, para së ta mbyllte me shprehjen “më paguaj dhe do iki”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...