Didier Drogba ka marrë një ofertë nga Koreja e Jugut.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ende është lojtar i lirë pas ndarjes me ekipin amerikan, Montreal Impact.
Sipas portalit sportiv francez, Le10Sport, ish-sulmuesi i Chelseas ka marrë ofertë nga ekipi i Koresë së Jugut, Jeju United, përcjell Express.
Jeju United i ka ofruar Drogbas një pagë prej 2.5 milionë eurove në sezon. Kurse, Drogban me ngulm po e kërkon edhe klubi brazilian, Corinthians. /Express/



