Nuk mund ta besoni se çfarë kanë bërë klubet e Brazilit për Chapecoensen

PUBLIKUAR

Klubet e mëdha braziliane i kanë ndal në ndihmë skuadrës së Chapecoense, e cila humbi lojtarët pas një aksidenti ajror

Corinthians, Corinthians, Palmeiras dhe skuadrat e tjera nga kampionati brazilian janë solidarizuar me skuadrën e Chapecoense, e cila humbi lojtarët pas një aksidenti ajror.

Këto skuadra nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë dal në mbështetje të klubit, i cili ishte duke udhëtuar drejt Kolumbisë për ta luajtur finalen e Kupës së Amerikës, përcjell Express.

Skuadrat e lartë përmendura janë të gatshme t’i ofrojnë lojtarë falas Chapecoense për sezonin e ardhshëm, por jo vetëm kaç.

“Edhe pse ne jemi të vetëdijshëm për dëmtim të pariparueshëm të shkaktuar nga kjo ngjarje e tmerrshme, klubet e kuptojnë se tani është momenti për unitet, mbështetje dhe ndihmë për Chapecoense,”thuhet në komunikatën e klubeve.

“Në këtë drejtim, klubet njoftojë masa të solidaritetit ndaj Chapecoense: T’i ofrojmë lojtarë në huazim për sezonin 2017. Po ashtu do të kërkojmë nga Federata e Futbollit e Brazilit që Chapecoense mos të bie në Serie B për tre sezone me radhës”, thuhet në njoftim .

“Ky është gjest minimal i solidaritetit që është në dispozicion për momentin, por ajo është e pajisur me objektivin më të sinqertë të rindërtimit këtij institucioni i futbollit brazilian, i cili ka humbur”, përfundoi njoftimi i klubeve braziliane. /Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...