“Nuk më pëlqen ta shoh Iscon në këtë nivel te Reali”

PUBLIKUAR

Alba është xheloz për formën e lartë të Iscos, për faktin se luan për rivalin e Barcelonës, Real Madridin.

Isco është në një formë fantastike këtë vit, si me Real Madridin ashtu edhe me Spanjën.

Albas, me të cilin mesfushori i Realit ndan dhomën e zhveshjes te përfaqësuesja e Spanjës, duket se nuk i pëlqen edhe shumë kjo formë e mirë e Iscos, për faktin se mesfushori spanjoll aktivizohet te Los Blancos.

“Isco, në nivelin e Xavit ose Iniestas? Krahasimi nuk është asnjëherë i mirë. E njoh atë që shumë vite dhe aktualisht është në një nivel të lartë, një ndër më të mirët në botë. Nuk më pëlqen ta shoh në këtë nivel pasi luan për rivalët”, deklaroi Alba.

Isco ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime deri më tani këtë sezon për Realin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...