Nuk matet territori pa u caktuar kufijtë

PUBLIKUAR

Ideja e kryeministrit Isa Mustafa për ta matur territorin e Kosovës, në mënyrë që të dëshmohet se nuk humbet territor me Marrëveshjen e Vjenës për Demarkacionin me Malin e Zi, konsiderohet absurde nga opozita dhe nga gjeografët.

Sipas tyre, vendi nuk ka si ta bëjë matjen e sipërfaqes përderisa nuk ka përcaktim të qartë të kufijve me disa shtete, shkruan “Zëri”.

Propozimi i kryeministrit, Isa Mustafa, për t’u formuar një komision i cili do ta bënte matjen e territorit të Kosovës në mënyrë që të dëshmohet nëse Kosova humb territor me Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi po vlerësohet si e papranueshme nga opozita dhe nga gjeografët.

Sipas tyre, nuk mund të bëhet matja e sipërfaqes së Kosovës pa u përcaktuar qartë kufijtë e saj. Ata thonë se matja e territorit mund të bëhet vetëm pasi Kosova ta ketë kryer demarkacionin me tri shtetet fqinje, që ende nuk është bërë: Malin e Zi, Serbinë dhe Shqipërinë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...