Nuk këndellet Kosova, shtatë ndeshje pa fitore

PUBLIKUAR

Tjetër ndeshje, e njëjta histori.

Kosova ka pësuar sërish humbje, diçka që nuk jemi mësuar ta shohim të ndodhë kaq shpesh me ‘Dardanët’.

Kombëtarja jonë u mund 0-1 nga Sllovenia në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët pësuan gol në minutën e 22’, Haris Vuckic shënoi për mysafirët atëherë kur ndeshjen po e kontrollonte Kosova.

Nga ai moment, Kosova tentoi disa herë të gjejë golin e barazimit, përmes Zenelit, Celinës apo edhe Paqaradës, por portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, bëri disa pritje fantastike.

Kjo është ndeshje e shtatë me radhë që Kosovë nuk fiton, e gjashta në një sfidë zyrtare.

Është humbja e dytë e Kosovës në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, me vetëm një pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...