“Nuk kemi situatë të re, vetëm zgjedhje të reja”/ Kurti: Edhe 5 ditë mbeten për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

PUBLIKUAR

 

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se partitë politike kanë afat deri më 12 maj për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton IndeksOnline.

Kurti tha se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përmbylljen e afatit, teksa paralajmëroi mbajtjen e Mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm dhe edhe dy mbledhjeve të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai u shpreh se aktualisht nuk mund të flasë për emrat që do të jenë pjesë e listës zgjedhore.

“Nuk mund të flas për emra se kush do të jetë në listë, por ne jemi duke e zbatuar programin dhe zotimet me të cilat i kemi fituar zgjedhjet e 28 dhjetorit”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, vendi nuk ndodhet në një situatë të re politike, por vetëm po shkon në zgjedhje të reja, duke kujtuar se zgjedhjet e fundit janë mbajtur vetëm katër muaj më parë.

“Nuk mund të themi që kemi situatë të re, por vetëm zgjedhje të reja sepse para katër muajsh patëm zgjedhje”, tha ai./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë: Thyhet rekordi i 2021-ës për 10 mijë vota (VIDEO)

Në zgjedhjet e radhës që do të mbahen më 7 qershor të këtij viti,...

KQZ publikon listat me 902 kandidatë për deputetë të certifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar...

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia: Po ndërmarrim veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e...