Nuk kalon në komision projektligji për pensionimin e parakohshëm në polici

PUBLIKUAR

Në Komisionin Parlamentar për Siguri nuk ka kaluar Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

Këtë e ka thënë kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, duke shprehur kritikë.

“Nuk mbahet shteti kështu! Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore”, ka shkruar Berisha, transmeton KlanKosova.tv.

“Edhe kësaj here shumica e pushtetit nuk e përkrahu këtë projektligj në komision. Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit!”.

Projektligji që nuk ka kaluar lidhet me pensionin e parakohshëm në të dy institucionet.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...