Nuk ka rrugëdalje për Neymar nga PSG

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain janë të hapur për një largim të Neymar por paga e tij dhe çmimi e bëjnë këtë të vështirë

Edhe nëse Paris Saint-Germain ka nevojë për të ulur shpenzimet këtë verë dhe shitja e Neymar do të lehtësonte ekonominë e klubit sidomos pasi që Kylian Mbappe rinovojë kontratë të re.

Megjithatë, çmimi i lartë i brazilianit dhe paga e madhe e tij e bënë një skenar të tillë pothuajse të pamundshëm.

Bazuar në komentet e presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për Marca, klubi janë duke shikuar për të ndryshuar identitetin, gjë që bën që Neymar nuk përshtatet më në këtë projekt.

“Ne dëshirojmë futbollistë të ri, të talentuar, të përkushtuar me mentalitet fitoreje, lojtarë të cilët do të ‘vdesin’ për logon tonë”, tha Nasser Al-Khelaifi në një intervistë për Marca.

“Ne dëshirojmë një paraqitje më të fortë kolektive, të luajmë si një skuadër dhe klubi të jetë mbi të gjitha”.

Është e qartë që Neymar ju bashkua PSG si pjesë që i mungonte atyre kur u largua nga Barcelona.

Al-Khelaifi as nuk e ka konfirmuar as mohuar largimin e ish lojtarit të Barcelonës.

“Ne nuk mund të flasim për këtë gjë në media, disa do të vinë dhe disa do të shkojnë, por këto janë negociata private”, tha ai.

Nuk është e lehtë të ndahesh me Neymar. E kundërta, në fakt. 222 milionë euro që PSG pagoi për të te Barcelona e bënë brazilianin transferin më të shtrenjtë në histori. Rikuperimi në këtë investim, padyshim, duket i pamundur. As gjysma.

Pengesë tjetër që e bën shitjen e Neymar pothuajse të pamundur është paga e lartë e tij. Ish lojtari i Barcelonës, deri në rinovimin e Mbappes, ishte lojtari më i paguar në PSG dhe Ligue 1: ai fiton 48.9 milionë euro në vit dhe ka kontratë deri më 2025. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...