Nuk ka ndeshje të lehtë për Milanin

PUBLIKUAR

Juraj Kucka mendon se nuk ka ndeshje të lehta në Serie A dhe është shprehur i kënaqur me paraqitjet e deritanishme te Milani.

28-vjeçari ka luajtur në 15 nga 17 ndeshjet kampionale për Rossonerët duke u bërë ndër lojtarët më të rëndësishëm të formacionit kryesor.

“Të gjithë jemi në formë të mirë dhe po angazhohemi si duhet. Tash po presim ardhjen e lojtarëve nga Amerika Jugore, të cilët do të arrijnë nesër”.

“Ka qenë pakëz vështirë që t’i kthejmë gjërat në rrugën e duhur, por po stërvitemi me mentalitetin e duhur”.

“Nuk ka ndeshje të lehta, secila skuadër përpiqet të na i vështirësojë punët dhe varet nga ne si do të luajmë. Ne gjithmonë përpiqemi të japim maksimumin që nga fillimi”, ka theksuar Kucka. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...