Nuk ka favorit, gabimet e vendosin duelin Juve-Real

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, beson se përballjen mes skuadrës së tij dhe Real Madridit do ta fitojë ekipi që bën më së paku gabime.

Të martën mbrëma në Torino zhvillohet dueli i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve mes dy rivalëve të vjetër në skenën evropiane.

“Do të jetë një gjysmëfinale e vështirë, e hapur dhe me luftë të madhe. Nuk ka favorit, skuadra që bën më së paku gabime do të fitojë”.

“Këtu, unë kam besimin e trajnerit dhe bashkëlojtarëve të mi. Ata më bëjnë të ndihem i rëndësishëm”.

“Sekreti i madh te Juventusi është mentaliteti grupor, kjo na ka sjellë suksesin që kemi pasur”, u ka thënë Tevez gazetarëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...