Nuk jepen data për integrimin e Kosovës në BE, shkak Serbia (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kosova po pushon edhe sot, me 9 maj, në ditën e Evropës. E kjo ditë shënohet me qëllimin e afirmimit të qëndrimit të Kosovës karshi BE-së, dhe interesimit për t’u bërë pjesë e saj.

Kështu ka thënë në “Sytë 7”, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, zëvendëskryesuese e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane. Ndonëse e njëjta, ka shtuar se nuk do duhej të pushohej pasi shumë shtete të BE-së nuk e shënojnë me pushim, porse i mbetet deputetëve të Kuvendit që t’i ndryshojnë datat e festave.

Ndërkohë, deputetja e Vetëvendosjes, ka thënë se sivjet pritet që Kosova të aplikojë për Statusin Kandidat për anëtarësim në BE. Por, e njëjta në Klan Kosova, ka thënë se nuk mund të japin data e detaje të tjera në këtë temë, pasi që sipas saj, qëndron Serbia ajo që mund të ndikojë në lobim kundër këtyre hapave të Kosovës.

Data nuk ka dhënë as për liberalizimin e mundshëm të vizave nga BE-ja, e as për aplikimin në Këshillin e Evropës. Por, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka shtuar se Qeveria e Kosovës, është duke bashkëpunuar dukshëm me shtetet mike, nga të cilat ka marr përkrahje për hapat tutje drejt Integrimit Evropian. Madje, e njëjta ka thënë se ekzekutivi po punon edhe me 5 shtetet e BE-së që janë mos njohëse të Kosovës, të cilat kanë filluar të zbusin qëndrimet karshi kosovarëve.

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...