“Nuk jam më pjesë e Përputhen”, Sindi merr vendimin e papritur

PUBLIKUAR

Prej ditësh është vënë re se Sindi ka munguar në studion e emisionit Përputhen dhe mesa duket ajo ka një shpjegim për këtë.

Së fundmi, ajo ka treguar se i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë emision dhe nuk është më pjesë e tij

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, ajo ka falënderuar të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Mendoj se e meritoni nje shpjegim per mungesen time ne studio. Po, eshte e vertet. Nuk jam me pjese e Per’puthen. Shume shpejt do te vij me nje video qe shpjegoj gjithcka… Deri atehere, ju. Falenderoj per cdo mbeshtetje qe me keni dhene ne kete rrugtim sa te gjate aq edhe te veshtire. Ju dua pafund dhe sigurisht nje falenderim i vecante shkon per shqipet e Kosoves dhe Diaspores qe gjithmone kane qene mbeshtetja ime, edhe kur isha me e gjykuara”, ka shkruar Sindi në një postim në InstaStory

Kujtojmë se para pak javësh Sindi pati një përplasje shumë të ashpër me Julin, që u bë shkak për një shpërthim shumë të fortë të konkurrentes.

Ajo akuzoi Julin se e kishte sharë gjatë një videoje live dhe madje me sharjen kishte prekur gjithë familjarët e saj.

Juli nuk e pranoi këtë gjë dhe debati mes tyre ishte goxha i fortë.

Për më tepër pas këtij sherri, Sindi mungoi disa ditë në studio dhe pasi u rikthye i kërkoi falje Julit.

Ajo u shpreh se do të harronte çdo gjë që kishte ndodhur me Julin dhe të dy të nisin një kapitull të ri si dy miq, por jo më shumë se kaq.

Gjithashtu Sindi i dhuroi një përqafim të ngrohtë Julit, për t’i dhënë fund “armiqësisë” së tyre.

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...