Nuk gabon Reali, Asensio rikthehet me gol dhe asist pas 11 muajsh

PUBLIKUAR

Tjetër fitore në “Alfredo di Stefano”.

Real Madridi e ka mposhtur 3-0 Valencian në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29 në La Liga, shkruan Gazeta Express.

Los Blancos morën pikët e plota më dy gola në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë u mbyllë 0-0 me një gol të anuluar të mysafirëve nga ana e VAR.

Karim Benzema e kaloi Realin e Zinedine Zidane në epërsi pas një asisti nga ana e Eden Hazard, në minutën e 61’, duke shënuar për 1-0.

Në minutën e 74’, saktësisht pas 30 sekondave që hyri në lojë, Marco Asensio shënoi për 2-0.

Ishte gol i veçantë për spanjollin, pasi u rikthye në fushë pas 330 ditësh, i cili në korrik të vitit 2019 kishte këputur ligamentet e gjurit dhe mungonte që atëherë.

Derisa golin përfundimtar për 3-0 e ka shënuar sërish Benzema, në minutën e 86’, pas një asistimi nga Marco Asensio.

Pas këtyre tre pikëve, Reali ka vazhduar ndjekjen e Barcelonës në luftën për titull.

Reali ka shkuar në kuotën e 62 pikëve, dy më pak se Barcelona. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...