Nuk gabon Interi, këtë herë me goleadë (Video)

PUBLIKUAR

Interi nuk ka gabuar në shtëpi kudër Frosinone, duke arritur fitore me rezultat 4-0.

Pas barazimit të Fiorentinës kjo ishte një rast që nuk duhet lëshuar dhe për këtë ishin të vetëdijshëm Nerazzurrët të cilët dominuan ndeshjen që nga fillimi deri në fund.

Goli i parë erdhi në minutën e 29-të nga francezi, Jonathan Biabiany, i cili u gjend bukur në zonë, pas topit të kthyer nga portieri kundërshtar, i cili paraprakisht kishte ndalur një goditje të fortë nga Adem Ljajic.

Interi vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 53-të, pas një vrapimi të bukur nga Ljajic shënoi Mauro Icardi.

Kurse, dy golat tjerë u shënuan nga Murillo dhe Brozovuic. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...