Nuk është vetëm pneumonia: Hillary kishte një trajtim “sekret” mjekësor edhe në janar!

PUBLIKUAR

Hillary Clinton ishte përballur me sëmundjen e sinuseve sa që ishte detyruar të bënte një operacion dhe të kishte një skanim të trurit – por kurrë nuk u tha votuesve – gjë të cilën e ka deklaruar për herë të parë të mërkurën, mjekja e saj.

Siç shkruan DailyMali, përcjell Telegrafi, të dhënat shëndetësore të kandidates demokrate u publikuan pjesërisht, pasi asaj i ka rënë të fikët gjatë një ceremonie në përkujtim të ngjarjeve të 11 Shtatorit.

Por në vend se t’u jepej fund spekulimeve, së fundmi janë zbuluar detaje tjera rreth shëndetit të saj, sipas të cilave thuhet se ajo ishte në gjendje aq të rëndë sa që u desh të “përfundonte” në kirurgji.

Kjo pasi që së fundmi u zbulua se në janar ajo kishte vuajtur nga sinusiti dhe një infeksioni në vesh, sa që u desh t’i jepej antibiotikë dhe steroide.

Po sipas DailyMail, gjendja është diagnostikuar në fillim të fushatës së saj elektorale – por votuesve u ishte thënë se nuk bëhej fjalë për diçka “të madhe”.

Gjendja është detajuar nga mjekja e saj, Dr Lisa Bardack, e cila më pas thotë se ajo ka vazhduar të vuaj nga dhimbjet e veshit.

Mjeku i saj, të cilit nuk i është thënë emri, i kishte vendosur një tub myrintgotom (tub në membranën timpanike për të larguar lëngun, në mënyrë që të zvogëlohet presioni) në veshin e saj. Kjo dukej se i kishte qetësuar gjendjen, transmeton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...