Nuk e lënë të luajë golf sepse është shumë seksi (Foto)

PUBLIKUAR

Në korrik të këtij viti, Asociacioni Profesional i Golfit për Femra (LPGA) në SHBA prezantoi një kod të ri të veshjes, i cili ua ndalon sportisteve veshjen e fundave të shkurtër dhe veshjeve të tjera që ekspozojnë shumë trupin.

Disa thonë se këto rregulla inkurajojnë “veshje provokuese”, sidomos për lojtaret si Paige Spiranac.

Paige është një sportiste profesioniste e golfit (23 vjeçe) dhe një femër e famshme në rrjete sociale.

Asociacioni thotë se ajo vishet “shumë seksi” për lojë. Asaj i pëlqen të vishet shkurt dhe ngushtë për të stërvitur dhe për të garuar në gara të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Golf.com thotë, “Spiranac është bërë një nga figurat më të famshme në sport. Ajo është një agjente shumë e nevojshme e ndryshimit, për të ndihmuar golfin që të arrijë një audiencë më të re duke demonstruar fuqinë e rrjeteve sociale”.

Paige shkroi kohët e fundit një kolumnë për Fortune, duke folur kundër kodit të ri të veshjes. Ajo brengoset se ky kod i ri do t’i deinkurajojë vajzat e reja që të luajnë golf.

“Në një botë ku gratë vazhdimisht seksualizohen, ky rregull i ri shërben si një tjetër arsye që gratë të turpërohen për trupin e tyre”, shkroi ajo.

Duke pasur 1.1m ndjekës në Instagram, Paige është shumë e famshme në rrjetet sociale dhe mjaft e bukur – me fotografitë e saj seksi që i poston çdo ditë.

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...