“Nuk e kanë ditur familjarët”, Lela tregon momentin më të sikletshëm në jetë

PUBLIKUAR

Lela Seferi ka rrëfyer momentin e saj më të sikletshëm jashtë Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo tha se kishte filluar rrugëtimin me një psikologe, e që për të ishte një moment shumë i vështirë, sidomos kërkimi i ndihmës nga nëna e saj, pasi nuk e dinte se çfarë kishte.

Krahas së ëmës, nuk e dinte askush tjetër prej familjarëve të konkurrentes së këtij formati.

Foto: Screenshot/YouTube

Rrëfimi i plotë i Lelës:

“Para një viti e gjysmë e kam nis një rrugëtim me një psikologe, ka qenë periudha e jetës tem më e sikletshme dhe më e keqe që kam mutj me e kalu.

Ka qenë një moment shumë i keq para se me fillu konsultat me psikologen, ishte shumë e vështirë me ia thënë mamit tem, se nuk mundesha me kuptu as vet se çka kisha.

Momenti më i sikletshëm që kam përjetuar ishte kur i kërkojsha ndihmë mamit tem, ju lutsha që ajo me më ndihmu por në fakt unë vet nuk e dija se çka kisha, dhe momentin kur fillova të shkoja tek psikologia për mu u kanë siklet i madh se fillimisht nuk e kanë ditë as anëtarët e familjes, vetëm mami.

Më është dashtë shumë kohë të kaloja me punu me veten me kalu atë moment, ka pas shume herë këtë vit që jam rikthye në atë gjendje. Por, rënia ime e parë momenti më i sikletshëm i jetës sime ishte ai”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...