Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, ka pranuar se dëshiron të luajë në Ligën Premier në të ardhmen.
Futbollisti i shqiptar është lidhur me një kalim në Angli në muajt e fundit, ndërsa Liverpooli dhe Arsenali janë përmendur si klubet më të interesuara.
“Anglia është ëndrra ime. Nuk e fsheh këtë. A do të jemi i lumtur atje, veç Zoti i madh e di”.
“Për mua, paratë nuk janë të rëndësishme. Përndryshe nuk do të isha larguar nga Baseli te Monchengladbachu në vitin 2012”.
“Për mua ka rëndësi sfida që mund të kem si futbollist”, citohet të ketë thënë Xhaka. /Telegrafi/


