Nuk dorëzohet Kelmendi, rinis iniciativën për takim të liderëve (Video)

PUBLIKUAR

Ramiz Kelmendi, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se paqartësia ndaj Demarkacionit po i shkon përshtati edhe disa liderëve.

Ai ka akuzuar edhe ekspertët se janë të paqartë sa i përket këtij fenomeni, duke shtuar se shpesh ata po i brengos edhe qëndrimi ndaj liderëve dhe subjekteve të tyre politike.

Kelmendi ka thënë se për hir të qytetarëve dhe për hir të së ardhmes, praktikisht duhet të gjendet një zgjidhje, duke shtuar se ekspertët duhet të lënë gjuhën e urrejtjes, sharjet dhe ofendimet dhe të gjejnë një përafrim.

Ai ka treguar se ka patur edhe një takim me liderin e NISMA-s, Fatmir Limaj i cili sipas tij është për të pasur një tryezë me ekspertët për të arritur deri tek një kompromis.

Në emisionin “Rrokum Roll” Kelmendi ka theksuar se sa më shpejt që të takohen liderët mes vete, aq më pak do të ketë acarime dhe ofendime ndërmjet vete, duke shtuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje.

Ai ka bërë të ditur se nesër do të takohet me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj duke shtuar se do të takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, është fatkeqësi për vendin që problemet politike të bllokojnë edhe proceset ekonomike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...