“Nuk do t’i shpenzoj 42 milionë euro për një rezervist”

PUBLIKUAR

Bayern Munich duket se nuk do ta përdorë opsionin e blerjes së James Rodriguez.

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka reaguar në lidhje me të ardhmen e mesfushorit kolumbian, James Rodriguez.

James, që u transferua te Bayerni nga Real Madridi në vitin 2017 në formë huazimi, ka bërë vetëm 37 ndeshje me bavarezët.

Ai nuk preferohet shumë nga trajneri, Niko Kovac dhe nëse nuk ndryshon diçka në pjesën e mbetur të sezonit, Hoeness ka dhënë sinjale se do të kthehet nga ka ardhur.

“E ardhmja e tij varet nga trajneri Kovac. Nëse ai nuk ka ndërmend ta aktivizojë dhe e lë vazhdimisht në stol, as unë nuk kam ndërmend që të shpenzoj 42 milionë euro”, deklaroi Hoeness.

“Nëse Kovac e sheh si pjesë e skuadrës, duke e aktivizuar më shpesh, atëherë kontrata që kam me Real më jep të drejtë që ta blej në atë shifër në muajin maj. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë vendim përfundimtar për James Rodriguez. Gjithçka do të varet nga aktivizimi i tij, pasi ato para unë mund t’i shpenzoj ndryshe”.

Disa ditë më parë, edhe vet lojtari dha sinjale se dëshiron të kthehet në Madrid, atje ku siç tha ai: “kam shumë njerëz që i dua dhe më donë”.

James u transferua në Madrid pas Botërorit të Brazilit, ku shkëlqeu dhe shtyri Florentino Perezin ta blejë atë për 80 milionë euro nga Monaco.

Ai bëri 111 paraqitje me Los Blancos dhe shënoi 36 gola.

Por, u detyrua që të largohet nga “Santiago Bernabeu” pasi ishte vetëm rezervist me Zinedine Zidanen. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...