Nuk do të ketë zgjedhje në UEFA

PUBLIKUAR

Nuk do të ketë zgjedhje presidenciale në UEFA deri në vendimin përfundimtar për Michel Platinin.

Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv pas një takimi që u mbajt sot.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka vendosur se nuk do të ketë zgjedhjet presidenciale derisa UEFA-s dhe organet sportive në drejtësinë e apelit, duke përfshirë edhe Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, te kenë dhënë një vendim për pezullimin e Michel Platini”.

“Ne shpresojmë që sa më shpejtë të qartësohet emri i tij dhe ai do të mund të kthehet në familjen evropiane të futbollit”, thuhet në komunikatën e UEFA-s.

Kosova është duke provuar që të anëtarësohet në UEFA dhe këto zhvillime mund të ngadalësojnë ecurinë e procesit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...