Rachael Franklin e ka treguar momentin e pështirë, kur e ka shtrydhur gjurin e të birit dhe ka gjetur një kërmill deti.
Gjuri i djaloshit shtatëvjeçar, ishte ënjtur dhe rritur sa një portokall, transmeton Telegrafi.
Kur nëna e dërgoi Paulin në një spital në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, mjekët i përshkruan antibiotik dhe i thanë të mos e prekë.
Por, Rachael intervenoi në këmbën e djalit, meqenëse ai kishte shumë dhimbje.
Ajo është befasuar, kur nga këmba e djaloshit, ka dalë kërmilli.
Mësohet, se djaloshi kishte pasur një të qarë në këmbë, ku edhe ka hyrë kërmilli, kur ai po lahej në det. /Telegrafi/