Allegri beson se Interi do të luftonte sot për titull nëse do të kishte nisur sezon furishëm siç e nisi vitin 2017
Stefano Pioli po krijon një skuadër të fuqishme. Pavarësisht humbjes 1:0 nga Juventusi, Interi bëri paraqitje të mrekullueshme duke rrezikuar në vazhdimësi kampionët, shkruan Gazeta Express.
Loja e tyre është përshëndetur edhe nga trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, i cili beson se sot Interi do të ishte në krye nëse nuk do të kishin nisur dobët sezonin.
“Fatmirësisht interi e nisi dobët sezonin, pasi në të kundërtën ata do të ishin në krye duke luftuar për Scudetton”, ka thënë Allegri.
Interi aktualisht gjendet në pozitën e pestë në renditje me 42 pikë të grumbulluara, 12 më pak se Juventusi, derisa Zonja e vjetër ka një ndeshje më pak të zhvilluar


