Nuk do besoni se për çfarë kauze Bin Ladeni e ka dhuruar pasurinë

PUBLIKUAR

Lideri i vrarë i Al Kaedës, Osama Bin Laden në testamentin e tij që e ka lënë por që sot është publikuar, pretendohet se posedonte pasuri personale në vlerë prej 29 milionë dollarë.

Siç thuhet nga avokatët, kjo pasuri është e dedikuar “për xhihad në emër të Allahut”, transmeton Telegrafi.

Amaneti i tij i fundit është bërë publik sot, së bashku me më shumë se 100 dokumente të konfiskuara gjatë bastisjes nga forcat amerikane, në kompleksin e Bin Ladenit në Abbottabad të Pakistanit në maj të vitit 2011, ku mbeti i vrarë.

Lideri i Al Kaedës kishte planifikuar që të shpërndajë pasurinë tek të afërmit e tij, por dëshironte që pjesa më e madhe e parave të shpenzohet për aktivitete të rrjetit terrorist të ekstremistëve islamikë, pas sulmeve të 11 shtator të vitit 2001 në SHBA.

Dokumentet janë deklasifikuar dhe publikuar, pas një analize të gjatë të kryer nga agjencitë qeveritare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit...

Mbi 200 aksidente gjatë korrikut në rajonin e Ferizajt

Gjatë muajit korrik 2026, në rajonin e Ferizajt, i cili përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik,...

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të...