Nuk arriti kualifikimin direkt, por Mancini thotë se Italia do ta fitojë Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Italia ka dëshpëruar në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror. “Azzurët” nuk kanë arritur të kualifikohen direkt për Kupën e Botës, duke barazuar në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës Veriore me rezultat 0:0, shkruan Gazeta Express.

Kështu, Italia mbetet e dyta në grupin C me 16 pikë, dy më pak se Zvicra që kualifikohet direkt në Botëror. Kampioni i Evropës, Italia kualifikimin në Kupë të Botës tani do ta kërkojë përmes play-offit, e që do të jetë më e vështirë.

Pas ndeshjes, trajneri i Italisë, Roberto Mancini tha se Italia do të kualifikohet përmes play-offit dhe shpreson që ta fitojë Kupën e Botës.

“Tani përgatitemi për mars dhe kalojmë në play-off të sigurt. Ne do të rezervojmë vendin tonë në Kupën e Botës në mars dhe shpresojmë të fitojmë edhe turneun”, u shpreh Mancini pas ndeshjes.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...