Nuhiu ende nuk e di se a janë maltretuar pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” (Video)

PUBLIKUAR

Askush në Ministrinë e Brendshme nuk tregon nëse janë ngritur procedura kundër pjesëtarëve të policisë për keqtrajtimin e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës. Zv-ministri i brendshëm Agim Nuhiu madje nuk është i sigurt nëse pjesëtarët e grupit të Kumanovës i keqtrajton policia. Ai madje kërkon fakte për të marrë masa.
“Kemi angazhuar shërbimet për të verifikuar faktin se a janë pjesëtarët e MPB-së të involvuar në rastin. Pjesëtarët e MPB-së bëjnë vetën sigurimin transportin nga burgu në gjykatë dhe anasjelltas. Masat merren pas verifikimit të fakteve”, tha për Alsat-M Agim Nuhiu, Zv/Ministër i Brendshëm.
Keqtrajtimi i pjesëtarëve të grupit të Kumanovës vazhdon tashmë disa muaj edhepse avokati Naser Raufi thotë se për këtë rast është ankuar në Prokurori por edhe tek përfaqësitë ndërkombëtare.
“Efekti mund ta bëjë vetëm prokuroria duhet të sanksionohet këtë persona që bëjë këtë maltretim, vetëm ai është moduli që të ndërprehet ky maltretim. Pa u dënuar ndonjë që vepron se nuk janë përgjegjës vetëm njësitë speciale por edhe gardianët se ata janë përgjegjës për transportin”, deklaroi avokati Naser Raufi.
Edhe avokati i popullit deri më tani ka iniciuar në prokurori disa procedura kundër pjesëtarëve të MPB-së , por deri më tani nuk është ngritur asnjë proces kundër tyre. Jozyrtarisht mësohet se ndër më të keqtrajtuarit është Beg Bajra i cili në trup mban tatuazhe të Adem Jasharit, Shqipërisë Etnike dhe Skënderbeut./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...