Ndërmarrja Publike Banesore ka ngritur padi ndaj ish kryetarit të Lipjanit, Shukri Bujës për uzurpimin e një banese në lagjen “Dardania” të Prishtinës.
Por Buja nuk është i vetmi në mesin e atyre që NPB po i akuzon si uzurpator, njofton Klan Kosova.
Buja është shprehur se banesën të cilën ka 10 vjet që nuk banon e kishte blerë në vitin 2001 dhe është në emër të gruas së tij, Kadrijes.
Klan Kosova ka vizituar këtë banesë ku Buja është shprehur se dikur ka banuar, por aty banon një familje tjetër të cilët janë shprehur se qiranë ia paguajnë një personi tjetër që nuk ka lidhje me ish-kryetarin e Lipjanit.
Përveç Bujës në këtë listë të publikuar nga NPB, figurojnë emrat e Bekim Shutit e Gani Krasniqit dhe ish-komandati i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla.


