Novak Djokovic pëson disfatë në finale nga gjermani Zverev

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Alexander Zverev siguroi arritjen më të madhe në karrierë, teksa fitoi titullin përmbyllës të sezonit, ATP World Tour Finals, duke mposhtur në finale numrin 1 të botës Novak Djokoviç.

31-vjeçari serb që kishte regjistruar 14 fitore radhazi ndaj tenistëve të dhjetëshes së parë në rruzull u mund në vetëm dy sete dhe Sascha u bë kështu i pari tenist gjerman që triumfon në një aktivitet të tillë, që nga koha e Boris Becker-it, 23 vjet më parë.

Ashtu si në fazën e grupeve edhe këtë radhë tenisti serb u tregua vërtet shumë pasiv në lojë, duke e mbyllur setin e parë me vetëm katër goditje fituese, por krejt ndryshe nga ç’ndodhi në atë duel këtë herë Sascha nuk u impresionua aspak dhe ruajti qetësinë e nevojshme pikërisht në pikët më të rëndësishme.

Për rrjedhojë Alexander Zverev përfitoi nga mënyra e lojës që kishte përzgjedhur Djokovic si dhe gabimet e shumta të numrit 1 të botës, për ta ndëshkuar Nolen plot tre herë radhazi në servis.

Me shumë personalitet Zverev jo vetëm që administroi më së miri epërsinë e krijuar por gjithashtu e theu me break edhe në game-n e fundit, për të mbyllur gjithë takimin me rezultatin e thellë 6-4, 6-3, në vetëm 80′ lojë.

Kështu Zverev barazoi bilancin ndërmjet tyre në 2-2 dhe duke llogaritur edhe dy fitoret në fazën e grupeve përfitoi nga turneu përmbyllës i tetë tenistëve më të mirë të sezonit një cek të majmë prej plot 2,5 milionë dollarësh, pa harruar edhe 1.300 pikët e grumbulluara që e ngjisin tenistin nga Hamburgu sërish në vendin e katërt, pozicion ku në fakt përfundoi edhe sezonin e vitit 2017. /SS/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...