Nota e Edon Zhegrovës si titullar me Baselin

PUBLIKUAR

Tjetër mundësi, tjetër paraqitje e mirë për Edon Zhegrovën

Baseli e ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të javës së 14-t në Superligën zvicerane. Në udhëtim te Lugano, të besuarit e Marcel Koller kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0, raporton Gazeta Express.

Nga minuta e parë luajti edhe anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Dalëngadalë ai po merr besimin e trajnerit Koller. Zhegrova luajti 84 minuta, derisa u shqua për një paraqitje të mirë në fushë.

Nga ‘Sofa Score’, prishtinasi u vlerësua me notën 6.8.

Nga ana tjetër, sulmuesi tjetër nga Kosova Kemal Ademi, i cili shënoi edhe një gol sot, u vlerësua me notën 7.1.

Nga ana tjetër, mesfushori shqiptar Taulant Xhaka i cili luajti 74 minuta sot, u vlerësua me notën 6.5. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...