Norwichi i Rashicës pa fitore dhe me sulmin e mbrojtjen më të dobët në Premierligë

PUBLIKUAR

10 xhiro kanë kaluar, ndërkaq Norwichi, skuadra ku luan edhe Milot Rashica gjendet në pozitën e fundit të tabelës në Premierligë.

Në 10 ndeshje, Norwichi nuk ka arritur ta shijojë fitoren, ndërsa ka regjistruar vetëm dy barazime, duke mbetur tetë pikë larg vendeve që sigurojnë mbijetesën.

Milot Rashica në ndeshjen e kësaj fundjave arriti të bënte një asist, të parin në këtë sezon, në humbjen 1:2 ndaj Leeds United, shkruan Gazeta Express.

Por, Norwich në 10 ndeshjet e luajtura ka vetëm tre gola të shënuar, shifër shumë e vogël krahasuar me numrin e ndeshjeve.

Përveç që ka dukshëm më së paku gola të shënuar në ligë, Norwichi e ka edhe mbrojtjen më të dobët në këtë sezon të Premierligës.

Portieri Krul e ka nxjerrë topin nga rrjeta plot 25 herë, që i bie një mesatare prej 2.5 gola të pranuar për ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...