Norwichi ka arritur që të kualifikohet në 1/8 e finales së FA Cup, duke triumfuar minimalisht 0:1 ndaj Wolves në udhëtim.
Milot Rashica startoi në këtë ndeshje duke dhënë kontributin e tij, shkruan Gazeta Express.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 45+1 nga McLean, i cili u asistua nga Gilmour.
Futbollisti kosovar luajti 82 minuta në këtë takim, teksa ekipi i tij, Norwichi avancon në rrethin tjetër të FA Cup.
E kualifikimin në 1/8 e finales e ka siguruar edhe Manchester City, që mposhti Fulhamin në shtëpi.
“Citizens” e panë veten në disavantazh qysh në minutën e katërt të ndeshjes, por e rimorrën shpejt veten.
Gundogan dhe Stones realizuan për ta përmbysur rezultatin.
Më pas, Riyad Mahrez shënoi edhe dy herë tjera për rezultatin final 4:1. /Gazeta Express/


