Norvwacu norvegjez investon 3.5 milionë euro në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës “ Sami Haxhibeqiri”, deri tani ka përfituar 3.5 milionë euro investime dhe renovime të objekteve ekzistuese nga Norwegian Aid Committee.
Për tu njohur me investimet e bëra në këtë Spital, gjatë ditës së sotme, në vizitë kanë qëndruar Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu dhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitare të Kosovës, dr. Curr Gjocaj, me bashkëpunëtorë.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm SHSKUK, Ambasadori Brathuu, bashkë me Dr. Gjocaj dhe me përfaqësues të Spitalit të Mitrovicës, kanë vizituar hapësirat e sapo rinovuara të Repartit të Fiziatrisë, Neurologjisë, Patologjisë, hapësira për Telemjekësi dhe disa shërbime tjera.

“Investimi i Norwac ishte lejuar dhe nënshkruar nga vetë drejtori Gjocaj, derisa ishte Drejtor i Departamentit për Shërbime Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë. Norwac, më 2008-2009, kishte bërë renovimin e bllokut internistik, 2009-2010, bllokut diagnostik dhe më 2010, hapësirat e kuzhinës spitalore, përderisa hapësirat e vizituara sot, pritet të lëshohen shumë shpejtë në punë”, thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, me rastin e vizitës në hapësirat e sapo rinovuara, Ambasadori norvegjez, Jan, Bathuu, tha se është i gëzuar që sot ka parë hapësirat e renovuara dhe se kanë qenë me shumë fat që kanë arritur të sigurojnë fonde për të realizuar këtë projekt.

Sipas tij, pas kërkesave të vazhdueshme është arritur të binden kolegët në Oslo se duhet ndihmuar dhe përkrahur një projekt i tillë, edhe pse para 2 viteve ishte skeptik se ai mund të realizohej.

Ai ka thënë se Kosova ka specialistë të mirë dhe staf shëndetësorë të mirë dhe është i kënaqur me atë që ka parë në Mitrovicë.

Ambasadori Brathuu ka theksuar se është me shumë rëndësi që është siguruar edhe hapësira e nevojshme për Telemjekësi dhe beson se kjo do të ndihmojë shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan. Kjo është konfirmuar...