Norvegjia kërkon punëtorë të huaj, ofron një pagë deri në 4500 euro

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

norvegjia-500-418x215

Kur shumica e vendeve vuan nga papunësia, Norvegjia vuan nga mungesa e specialistëve në disa fusha. Për këtë arsye shumë kompani po kërkojnë punonjës të huaj dhe madje ofrojnë kushte shumë të mira pune.

Sipas raportit EURES, Norvegjia ka mungesë të ekspertëve kryesorë, si për inxhinierë, mësues, infermierë. Por njëkohësisht edhe për shofer autobusësh, kamarierë dhe kuzhinierë dhe ofron një pagë prej 4500 euro në muaj, thuhet në raportin e Zyrës Evropiane për Punësim ( EURES ). Po ashtu kërkohet edhe edukatorë për të punuar me fëmijët parashkollor, psikologë dhe shoferë të taksive.
Kompanitë në Norvegji të cilët për momentin kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fushat e ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker”, “Solutions”, “KMF Technologies”, “Statoil”, “National Oilwell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “AIBEL”, “ROXAR” dhe “Fabricom”.
Raporti EURES thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon regjistrimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh në stacionin e policisë lokale në vend. Një i huaj mund të qëndrojë në Norvegji për gjashtë muaj, teksa kërkon punë.
Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë në mesin e kushteve më të mira dhe më humane në botë. Punëtorët mund të lidhin një kontratë për tre deri në gjashtë muaj provë para nënshkrimit të kontratave afatgjata. Paga paguhet çdo muaj, ndërkohë që punonjësit do të punojnë 37,5 orë në javë dhe 7,5 orë në ditë pune dhe jo më shumë se 40 orë në javë. Punonjësit mesatarisht kanë 25 ditë pushimin vjetor, ndërsa për të gjithë ata mbi moshën 30 vjeç kanë 30 ditë pushim vjetor e cila paguhet.

SHIKO MË SHUMË

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...