“Është një vendim që e kemi marrë të dy. Me Robertin, unë jam fejuar në moshën 23-vjeçare dhe kemi qenë për 14 vite bashkë. Kohën më të mirë e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, sensi i humorit, pamja… kam kaluar shumë mirë. Por nuk shkoi ashtu si e kisha parashikuar, lidhja pastaj ka pasur shumë kriza. Disa gjëra dua t’i mbaj për vete”.
Erdhëm deri te divorci për të pasur qetësi shpirtërore, tha më tej artistja.
Pyetjes së vëllezërve Veshaj nëse ka mundësi për një bashkim me Robertin, Nora iu përgjigj me shumë stil dhe humor: “U bashkua Donaldi me Borën, prisni njëherë, e lemë me këta dy”./Top Channel