Nora feston me Erën ‘ringjalljen’ e këngëtares

PUBLIKUAR

Nora Istrefi dhe Era Istrefi kanë dalë për pije, pas reagimeve të fansave për ‘vdekjen’ e këngëtares, pasi ajo nuk po bëhet e gjallë me postime e projekte.

Gjatë vikendit, një sërë komentesh kanë vërshuar postimin më të fundit që Era Istrefi ka bërë në profilin e saj në rrjetin social, Instgram.

Fansat filluan t’i shkruajnë ‘R.I.P’, duke aluduar se këngëtarja nuk është më në këtë botë.

Mirëpo, ata e kanë filluar këtë ‘trend’, për arsye se Era nuk është bërë e gjallë me postime dhe projekte të reja, për një kohë shumë të gjatë, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, motra e saj është pyetur nga mediat për të parë se çfarë po ndodh, e Nora thjesht kishte treguar se Era është shëndosh e mirë.

E një ditë pas gjithë asaj buje, Nora dhe Era kishin dalë për të ‘festuar ringjalljen’ e këngëtares.

Ato kanë postuar video ku shihen duke pirë koktele dhe duke shoqëruar vetëm njëra-tjetrën.

Asnjëra nga këngëtaret nuk kanë zbuluar ftyrën, e duket se do të kalojë edhe një kohë derisa Era vendos të shfaqet në publik dhe të ‘bëhet e gjallë’ për 1.5 milionë ndjekësit e saj./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...