Nju Jork: Pesë vetë janë arrestuar lidhur me sulmin me bombë

PUBLIKUAR

Mediat amerikane raportojnë se mbrëmë vonë pesë vetë janë arrestuar për tu marrë në pyetje, lidhur me hetimet për bombën e prodhimit shtëpiak, që dje ka eksploduar në krahun e djathtë perëndimor të pjesës Menhetën në Nju Jork, me ç’rast janë plagosur 29 vetë.

Këta pesë persona janë arrestuar së bashku në një veturë, që ishte ndalur në një autostradë në Bruklin të Nju Jorkut dhe janë dërguar në një ndërtesë të agjencisë FBI për tu marrë në pyetje.

Sot herët në mëngjes, FBI tha se asnjëri prej tyre nuk është akuzuar lidhur me eksplodimin, në një rrugë në lagjen Çelzi në Nju Jork.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për eksplodimin në Nju Jork.

Zyrtarët kanë thënë se nuk prova fillestare që e ndërlidhin këtë sulm me ndonjë grup terrorist. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...