Njoftim me rëndësi për kosovarët që ia mësyjnë Gjermanisë nga kjo e diele

PUBLIKUAR

Nga e diela e ardhshme qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani.

Kjo pasi qeveria gjermane e ka hequr vendin tonë nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me koronavirusin COVID-19.

Në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, bëhet e ditur se ky ndryshim do të vlejë nga data 24 tetor.

“Ndryshimet e fundit: Heqja e Kosovës si zonë me rrezik të lartë nga 24 tetor 2021”, thuhet në njoftim.

Gjermania kishte futur Kosovën në listën e shteteve me rrezik të lartë më 22 gusht të këtij viti, pas rritjes së numrit të raste pozitive me koronavirus./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...