Njoftim i rëndësishëm nga Komuna e Lipjanit

PUBLIKUAR

Njoftojmë qytetarët se duke filluar me datë 04.05.2020 do të ri-filloi shërbimi i vaksinimit të fëmijëve të vegjël prej 2 deri 18 muaj si dhe fëmijët e moshave parashkollore me kapacitet të plotë, sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, në të gjitha Institucionet Shëndetësore si në: QKMF, QMF dhe AMF, njofton Komuna.

Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK – së për masat e parandalimit për të shmangur transmetimin e virusit COVID – 19 gjatë ofrimit të shërbimit dhe për këtë arsye fëmijët do të ndahen në dy grup mosha në orar të caktuar si në vijim:

– Nga ora 08:00 – 11:00 do të vaksinohen fëmijët e moshave 2 – 11 muaj dhe

– Nga ora 11:00 – 14:00 do të vaksinohen fëmijët e moshave 12 muaj – 5 vjet

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...