Njihuni me parashikimin e motit për pesë ditë, mësoni se kur do të bie borë

PUBLIKUAR

Mot me diell dhe temperatura tipike pranverore do të vazhdoj edhe për gjatë pesë ditëve të parashikimit. Nga dita e premte do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që do të ndikoj edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjik.

Kjo situatë e parashikuar do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin. Në vise të larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe më tej në vikend nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...