Njësitet e Forenzikës janë duke bërë hetimet në parkingun e ndërtesës se Arbana Xharrës.
Ata ende nuk kanë dhënë ndonjë detaj rreth hetimeve të para mirëpo kanë treguar se pas kryerjes së këtyre hetimeve fillestare do të analizojnë me hollësi të dhënat dhe shumë shpejt do të dalin me informatat e para, raporton “Zeri.info”.
Arbana Xharra është sulmuar mbrëmë rreth orës një pas mesnatës, deri me tash nga persona ende të panjohur. Ky sulm erdhi vetëm pak ditë pasi që në banesën e saj ishin shkruar kryqe gjigant me ngjyrë të kuqe, për të cilët policia e Kosovës ende nuk ka ndaluar asnjë person./Zeri/.
Sponsored by Revcontent



