Njeriu ‘guri’ – statistikat e Vedat Muriqit frikësojnë çdo kundërshtarë të Fenerbahçes

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi ka dëshmuar formën e tij duke luajtur 990 minuta në 11 ndeshje për 68 ditë, si për Kosovën ashtu edhe për Fenerbahçen.

Sulmuesi prizrenas konsiderohet si njëri prej futbollistëve më në formë te Fenerbahçe këtë edicion, shkruan Zëri.info.

Muriqi ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshjet e para në kampionatin elitar turk, derisa ka luajtur 90 minuta për Fenerbahçen në të gjitha ndeshje.

Ai ka qenë në fushë në 11 ndeshje për 68 ditë, duke dëshmuar se është një futbollist i fortë.

25-vjeçari thotë se ia ka ‘borxh’ jetës së tij profesionale edhe punën shtesë.

Në edicionin e kaluar, Muriqi te Rizespori shënoi 17 gola në 33 ndeshje, derisa këtë edicion synon edhe më shumë.

Muriqi i cili është i gjatë 1.94 cm, ka fituar 4.8 topa në ajër për ndeshje në nëntë javët e fundit./Zëri.info

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...