Njëri ra në radar e tjetri tejkaloi në vijë të plotë, gjobitën pa mëshirë dy shoferë në Ferizaj

PUBLIKUAR

Policët e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt i kanë ndaluar 2 shoferë në lokacione të ndryshme, të cilët me vetura, njëri shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim në vijë të plotë dhe tjetri tejkaloi shpejtësinë.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit, ndërsa tjetrit shofer që tejkaloi shpejtësinë, në zonën e kufizimit 50 km/h shpejtoi 107 km/h i shqiptuan një gjobë 300 euro , 3 pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent shoferit.

Sipas njoftimit të Policisë, ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,  për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në komunikatën e PK-së.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...