Një vikend jo aq i mirë për Kylie Jenner, kalon të dielën në spital

PUBLIKUAR

Kylie Jenner përfundoi fundjavën e saj në një mënyrë mjaft fatkeqe, duke kaluar ditën në spital me vajzën e saj njëvjeçare, Stormi.

Ylli 21 vjeçar për këtë tregoj në një postim në Instagram në natën e së dielës për të zbuluar se ajo kaloi gjithë ditën në spital pasi Stormi kishte një reaksion alergjik.

“Kalova ditën në spital me fëmijën tim”, filloi Jenner në postin e saj të Instagram-it, i cili paraqiste një fotografi të Stormi në gjumë.

“Ajo kishte një reaksion alergjik, por tani është 100% në rregull dhe ne jemi në shtëpi,” shtoi Jenner.

‘Asgjë tjetër nuk ka rëndësi kur ndodhin këto gjëra. Zoti i bekoftë të gjitha nënat me fëmijët e sëmurë” përfundoj Kylie.

Jenner nuk zbuloi atë së për çfarë kishte Stormi reagim alergjik, gjë që bëri që vizita në spital të zhvillohet të dielën.

Ajo lindi Stormi në shkurt të vitit 2018, me të dashurin e saj, reperin Travis Scott, dhe që nga ajo kohë, Stormi është presente po pothuajse secilin postim të saj.

Javën e kaluar, Jenner postoi një seri fotografish me Stormin, të dyja ato ishin pranë pishinës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...