Një videoklip i ri nga Dafina Zeqiri publikohet të dielën

PUBLIKUAR

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, së fundmi ka njoftuar se ditëve në vijim do të publikojë klipe të reja të këngëve të albumit “Dafinë Moj”.

Njërin prej tyre siç ka treguar në rrjete sociale do ta sjellë të kompletuar nga ana vizuale ditën e diel (23 janar).

Megjithatë, ajo nuk ka zbuluar më shumë detaje se për cilin projekt është saktësisht fjala.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

“Alo? Jo! Nuk publikohet nesër por të dielën në orën 19:00”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Në fotografitë e shpërndara në Instagram, 32-vjeçarja pozon atraktive nga një dyqan lojërash.

 

Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve të cilët mezi po presin për videoklipet e radhës të Zeqirit.

Dafina momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Më fal”, që e solli pak ditë më parë në bashkëpunim me reperin Majk. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...