Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës.
Sipas tyre, për t’ia hequr çdo dyshim lidhur me peshën dhe sasinë e produkteve, mostrat janë dërguar në laborator për analiza përkatëse.
Pas këtyre analizave ka rezultuar që ky vaj i cili nuk i plotëson kushtet e mesatares për sasi, ndërsa prodhohet në Serbi.
E, si rrjedhojë Inspektorati i Tregut, si në çdo rast tjetër ka ndërmarrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, respektivisht operatorit ekonomik, importues i këtij vaji.
Inspektorati i Tregut i Republikës së Kosovës, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit e po ashtu do të vazhdojë t’i bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
“Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftim.
“Për çdo rast qytetarët ftohen të raportojnë në:
Tel: 0800 11000 ose
E-mail: [email protected]
Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja do të shqyrtohen me kujdes”.


