Një tifoz tentoi t’i sulmojë lojtarët e Romës në fushë (Video)

PUBLIKUAR

Roma nuk po kalon momentet e saj më të mira këtë edicion dhe kjo natyrisht i ka revoltuar tifozët.

Në ndeshjen e Ligës së Evropës, verdh e kuqtë humbën me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi nga Fiorentina dhe u eliminuan nga kjo garë, transmeton Telegrafi.

Por pas këtij rezultati të thellë tifozët u revoltuan dhe njëri prej tyre është futur në fushë për t’i sulmuar lojtarët e Romës.

Fati i mirë i lojtarëve ishte se sigurimi i stadiumit ishte i shpejtë dhe e ndaloi tifozin për të bërë ndonjë gjest të pahijshëm ku e larguan pastaj nga stadiumi ‘Olimpico’.

Tifozët i kanë dhënë ultimatum të gjithë lojtarëve të Romës që t’i kthehen fitoreve nga ndeshja ndaj Cesenës. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...